2030 është larg për Hungarinë për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Ajo kërkon anëtarësimin e menjëhershëm të vendeve të BP.
Ministri i Jashtëm, Peter Szijjarto, duke folur në një panel të forumit strategjik në Bled të Sllovenisë kërkoi përshpejtimin e procesit të pranimit për ta bërë bllokun europian edhe më të madh.
“Zgjerimi është një domosdoshmëri. Procesi duhet të përshpejtohet sa më shumë që të mundet. Ne dëgjuam afatin 2030 dje. Pse të mos ndodhë që nesër? Çfarë na pengon ne që ta themi këtë? Ne duhet t’i përfshijmë të gjitha vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian në vend që të presim deri në vitin 2030. Le t’i hapim të gjitha kapitujt. Është një historik shumë i keq në vitet e fundit pasi ne nuk kemi qenë në gjendje të hapim kapituj me vendet Kandidate. Ne duhet të anëtarësojmë Ballkanin Perëndimor dhe bashkë me të, blloku do të jetë më i madh. Ne do të jemi më të fuqishëm”, tha Peter Szijjarto, ministër i Jashtëm i Hungarisë.