104
Në Vushtrri janë ndarë edhe 1,713,053 euro për infrastrukturën rrugore.
Sipas njoftimit, kryetari Ferit Idrizi ka nënshkruar kontratat për rregullimin e rrugëve “Avni Saraçi”, “Viciana”, “Bekim Berisha Abeja”, “Vëllezërit Feka” dhe ”Lumni Surdulli”.
“Në këto rrugë që njihen edhe si rrugë arterie të qytetit, parashihet të bëhet asfaltimi, zgjerimi i rrugës, ndriçimi me trupa statik dhe infrastrukturë përcjellëse”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.