Ish-ministri Mehaj kërkon të niset një fushatë për anëtarësim në BE dhe NATO

by informim

Ish-ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka kërkuar nga të gjitha shtresat e shoqërisë të lobojnë për shtetin e Kosovës të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare.

Ai ka kërkuar që pesë shteteve të Bashkimit Evropian (BE), t’i tregohet e “vërteta e Kosovës”.

banner

Mehaj ka kërkuar nga qytetarët të vendosin në profilet e rrjeteve sociale dy “hashtag”: #KosovoInNato dhe #KosovoInEU.

Postimi i plotë i Mehajt:


Të nderuar personalitete, artistë, intelektualë, liderë, shokë, profesorë, senator, kongresmen, lobist, Shoqata, dhe të gjithë qytetarë të nderuar të Kosovës, të mërgatës Kosovare dhe matanë ndërkombëtar. Ju bëj thirrje si bashkëqytetar, bashkëkombës dhe mik i juaj,

Të ftoni, kudo që jeni dhe nga cilado pozitë që keni, miqtë tuaj spanjoll, grek, rumun, sllovak dhe qipriot, edhe shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, ta dëgjojnë të vërtetën e Kosovës dhe të popullit tonë:

– Republika e Kosovës dhe populli ynë, ndajnë vlera të përbashkëta euroatlantike të lirisë, të paqes dhe të demokracisë.

– Republika e Kosovës është partner i besueshëm, e këtë e kemi dëshmuar në vazhdimësi në secilin projekt të përbashkët në funksion të humanitetit, paqes, sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë.

– Republika e Kosovës, historikisht dhe kulturalisht, është pjesë e pandarë dhe e natyrshme e familjes evropiane.

Ju faleminderit paraprakisht për angazhimin tuaj.

Të gjithë së bashku, në profilet tona të rrjeteve sociale të vendosim: #KosovoInNato #KosovoInEU.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy