Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka dënuar dëmtimin e shtegut të ri të ecjes dhe vrapit në Taukbahqe.
Sipas saj ky është dëmtim i qëllimshëm.
Sahatçiqu njoftoi se për këtë rast e kanë lajmëruar Policinë e Kosovës.
“Dëmtime të qëllimshme ende pa përfunduar shtegu i ri i ecjes dhe vrapit në Taukbahqe 🚫🚨🏃🏃♀️
Në orët e para të mëngjesit u lajmëruam nga qytetarët aktiv të lagjes se në shtegun që po shtrohet në parkun e Taukbahqes janë evidentuar nëntë mbetje të djegjes së shiritëve të punimeve. Me Granit Rugova dhe zyrtarë të sportit e të inspektoriatit të Kryeqytetit pamë dëmtimet dhe lajmëruam policinë.
I dënojmë veprimet e tilla huligane që pengojnë punën dhe rrezikojnë qytetarët prandaj i ftojmë institucionet përgjegjëse që të ndjekin rastin deri në fund.
Faleminderit banorëve të lagjes që edhe gjatë inspektimeve sot treguan se si ruhet puna e përbashkët. Puna do të vazhdojë dhe qytetarët do të shfrytëzojnë shtegun e përfunduar që ju takon shumë shpejtë”, thuhet në postimin e saj në “Facebook”.