PSG po e mposht Chelsean në garë për Barcolan

by Nexhat

Bradley Barcola mund të largohet nga Lyoni në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.

Sulmuesi i talentuar francez është bërë objektiv i skuadrave të mëdha, teksa kërkohet nga Barcelona, Man City, Chelsea dhe Paris Saint Germain.

Barcelona është larguar nga gara shkaku i çmimit të lojtarit, derisa Manchester City ka transferuar Jermey Dokun dhe në garë kanë mbetur vetëm Chelsea dhe PSG.

Por duket se garën do ta fitoj Paris Saint Germain që tani janë në avantazh sipas L’Equipe para londinezëve për të nënshkruar me lojtarin.

PSG është në negociata të avancuara me Lyonin për transferimin e sulmuesit anësorë për një shumë prej 35 milionë eurove.

Gjërat mund të ndryshojnë vetëm nëse Chelsea në momentet e fundit bën një ofertë më të mirë financiare për Lyonin dhe lojtarin.

20-vjeçari ka pasur një sezon mjaftë të mirë duke realizuar shtatë gola dhe duke asistuar në 12 të tjerë.

Gjithsesi orët e ardhshme janë vendimtare për të ardhmen e sulmuesit këmbëshpejtë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy