Rasti i instrumenteve mjekësore, Komuna e Drenasit thotë se do të ngrisë padi për shpifje ndaj “keqbërësve”

by Nexhat

Komuna e Drenasit ka reaguar për fotografitë që u publikuan në medie, ku shihet se instrumentet mjekësore zihen në tenxhere.

Në reagim thuhet se do të ngrisin padi ndaj keqbërësve për shpifje, frikësim dhe dezinformim.

banner

“Tendenca për të manipuluar opinionin lidhur me Mjekësinë parësore në Drenas nuk është dukuri e re. Gjithsesi, do të bëhet padi ndaj keqbërësve për shpifje, frikësim dhe dezinformim. Ky manipulim i keqbërësve ka për synim largimin e qytetarëve nga institucionet publike shëndetësore dhe nga qeverisja më e mirë e më transparente në Kosovë.”

Reagimi i plotë:

Procesverbali i Inspektoratit thekson se pastrimi i instrumenteve të punës bëhet në mënyrë të rregullt në QKMF Drenas

Në media janë publikuar disa foto tendencioze të ngritura lidhur me procedurat e sterilizimit të instrumenteve mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas (QKMF). Nuk ka shkelje lidhur me sterilizimin e instrumenteve, sepse është i bazuar në standardet si në tërë QKMF-të në pajtim me Manualin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo rregullsi konfirmohet nga Inspektorati i AUV, me numër procesverbali 0022129, të datës 28.8.2023. Në Procesverbal, sa i takon sterilizimit thuhet: “Pastrimi i instrumenteve (veglave) të punës, bëhet në mënyrë të rregullt dhe në fund vendosen në sterilizator”.

Sipas Procedurave standarde të sterilizimit të thatë, të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Hafir Shala” në Drenas, procedura e pastrimit të pajisjeve me ujë dhe mjete dezinfektuese, është i rregullt. Pastrimi i pajisjeve mjekësore është bërë edhe me ujë të vluar, madje më shumë se sa parashihet me Procedurën standarde, me mjete dezinfektimi. Më pas, ato shpërlahen, thahen dhe vendosen në sterilizator.

Tendenca për të manipuluar opinionin lidhur me Mjekësinë parësore në Drenas nuk është dukuri e re. Gjithsesi, do të bëhet padi ndaj keqbërësve për shpifje, frikësim dhe dezinformim. Ky manipulim i keqbërësve ka për synim largimin e qytetarëve nga institucionet publike shëndetësore dhe nga qeverisja më e mirë e më transparente në Kosovë.

Po ashtu, mediat të cilat e kanë publikuar artikullin me tendencë duke e gjymtuar të vërtetën, kërkojmë ta botojnë këtë sqarim dhe në rast se nuk e publikojnë, do të ushtrojmë po ashtu padi për shpifje.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy