Sazan Ibrahimi: Kjo është e vërteta e dështimit me furnizim të librave shkollor

by engel

Problemet me furznimin me libra shkollor i ka sqaruar sot në emisionin e mëngjesit në RTK, zotëri Sazan Ibrahimi, drejtor i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Problemi me tekste mësimore ka filluar para disa muajëve të cilin ne e kemi paralajmëruar me kohë. Këtë e ka mohuar vazhdimisht Ministrja Nagavci deri para pak ditëve kur publikisht e pranoj se nuk ka arritur të mirret vesh me botuesit për furnizim me libra shkollor.

banner

Krejt këto kanë ndodhur në fshehtësi, nuk ka pasur fare transparencë, nuk kemi qenë të përfshirë si Asociacion i Komunave dhe as komunat si institucione të qeverisjes lokale.

Zakonisht, përgaditjet për vitin shkollor fillojnë në pjesën e parë të Korrikut kur komunat duhet të furnizohen me libra shkollor në bazë të kërkesave që dorëzojnë ato më herët në fillim të muajit Korrik. Kështu është e përcaktuar me udhëzimin administrativ, pra aty janë të sqaruara të gjitha rolet, përgjegjësitë dhe afatet kohore.

Në këtë rast, komunat i kanë kryer të gjitha obligimet, i kanë përpiluar listat, i kanë dorëzuar ato në ministri dhe kanë filluar me meremetime nëpër shkolla aty ku ka pasur nevojë.

Po ashtu duhet të cekët se, nga përvoja e kaluar, gjithmonë kur ka përfunduar viti shkollor kolegjiumi i drejtëorëve të arsimit është takuar me ministrin e arsimit për të dikutuar për sfidat dhe për planet në të ardhmen, por kjo nuk po ndodh me këtë qeveri dhe me këtë ministri.

Cila është e vërteta e situates me furnizim të librave:
Nëse e bëjmë një analizë të thjesht mund të kuptojmë se ministria ja ka huqur dhe e ka dëmtuar buxhetin. Argumenti i parë është se Kosova ka 118,943 nxënës nga klasa 1-5 dhe 94,024 nxënës nga klasa 6-9. Argumenti i dytë është se buxheti për vitin 2023 ka planifikuar 4.8 milion për furnizim me libra sipas procedurave të prokurimit, njëjtë siq ka ndodhur edhe në vitet e kaluara. Sipas këtyre shifrave i bie që për furnizim me libra do të shpenzohen 9 milion e 515 mijë euro për nxënësit e klasave 1-5, ndërsa prej klasës 6-9, nëse shumëzohen me ato 30 euro që ministria ka planifikuar t’i rimbursoi për 94,024 nxënës, do të shpenzohen 2 milion e 820 mijë euro, në total janë 12 milion e 335 mijë euro. Pra 7 milion e 535 mijë euro më shumë të shpenzuara. Pra shikoni se ku qendron dështimi i ministres në aspektin montear, plus shto edhe pasoja sociale ku nxënësit dhe familjet do të vuajnë në këtë rast.

Tani ministrja po krenohet me numrin e madh të familjeve që po aplikojnë për subvencione! Por, numri i madh i familjeve që aplikojnë për përfitimin e subvencioneve nuk duhet të quhet sukses, sukses duhet të ishte nëse ministria arrin të kryej detyrat e veta sipas ligjeve dhe udhëzimit administrativ.

Për të shmangur këto probleme, është dashur që shumë më herët të mblidhen drejtorët komunal të arsimit dhe së bashku të ndërtojnë plane dhe pastaj së bashku t’i implementojnë ato, por kjo ministri nuk po dëshiron të bashkëpunoj.

Unë mendoj se dikush duhet të merr dhe të mbaj përgjegjësi për këtë dështim në fillimin e vitit shkollor sepse nuk i janë përmbajtur obligimeve ligjore.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy