Vdekja e Prigozhin, mediat ruse: Ishte vendosur bombë në kondicionerin e avionit, ja kush kishte akses

by Merita

Pas vdekjes në aksidentin me avion të kreut të Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin kanë nisur hamendësimet rreth mënyrës së si ndodhi ngjarja.

Sipas mediave të huaja, hetimet kanë nisur të nxjerrin në dritë një pistë, e cila rrotullohet rreth sistemit të kondicionimit të avionit me të cilin udhëtonte Prigozhin.

banner

Siç raportohet nga Moskovsky Komsomolets, kondicioneri dyshohet se u prish më 18 korrik, një ngjarje e papritur që do të kërkonte ndërtimin e një sistemi të ri shkruan Corriere della Sera, përveç ndalimit të avionit në aeroportin Sheremtyevo, në Moskë.

Operacioni do të kishte përfunduar më 20 gusht, një periudhë e konsiderueshme kohore, e cila mund t’u kishte dhënë sulmuesve mundësinë për të vendosur bombën në avion.

Sipas gazetës ruse, tre persona kishin akses në Embraer gjatë riparimeve, dy inxhinierë, Sergey Kitrish dhe Alexey Anshukov, dhe drejtori teknik Minchenkov.

Instalimi i turbocooler në kondicionerin e avioni filloi në mëngjesin e 19 gushtit dhe përfundoi në mbrëmjen e 20 gushtit, ndërsa incidenti me pasojë vdekjen e Prigozhin ndodhi më 23 gusht.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy