Zemaj: Qeveria është fshehur prapa hajnisë dhe prapa abuzimit me paranë publike

by Nexhat

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj tha se me këtë qeveri s’ka pasur asnjë progres.

“Punë të mira s’po shohim. Do të gëzohesha si deputet dhe si qytetar i këtij vendi nëse do të bënin ndonjë punë të mirë, por po shohim çdo ditë nga skandali në skandal, nga paaftësia në paaftësi. Vetëm propagandë prej tyre po shohim”, tha Zemaj.

banner

Deputeti Zemaj tha se do të kërkojmë Komision Hetimor Parlamentar për skandalin e rezervave shtetërore.

“Këta janë fshehur prapa hajnisë, janë fshehur prapa abuzimit me paranë publike, prapa keqpërdorimeve”, tha Zemaj.

Ai tha se muajt e fundit, komplet mediumet e mëdha evropiane kanë pasur lajme negative për Republikën e Kosovës.

“Ka pasur lajme negative për shkak të Albin Kurtit, qeverisjes së tij, mënyrën se si e ka trajtuar partneritetin me BE-në, partneritetin me SHBA-të dhe shumë tema të tjera”, tha Zemaj.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy