37
Joe Biden thuhet se ka pranuar privatisht se ndihet “i lodhur”, por beson se përvoja e tij e madhe politike është një aset jetik për Amerikën në këtë moment.
Kjo u zbulua nga Franklin Foer, autori i “Politikani i fundit”, libri mbi vitet e para të Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, i cili do të dalë javën e ardhshme.
Megjithatë disa media amerikane janë ngutur të publikojnë pjesëza të tij.
Pranimi, edhe pse privatisht, i Biden është pjesë e debatit të vazhdueshëm mbi moshën e shtyrë të presidentit që është në kërkim të një mandati të dytë.