Çfarë tha fjalë për fjalë Macron për Kosovën, Serbinë dhe rishikimin e politikës për vizat

by Nexhat

Një paralajmërim i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, se mund të ketë rishikim të politikave për vizat dhe për elemente ekonomikë në rast se Kosova dhe Serbia nuk veprojnë me përgjegjësi karshi situatës dhe kërkesave ndërkombëtare për dialogun, ka nxitur dyshimet se kosovarët mund të vazhdojnë të mbesin të izoluar edhe pas 1 janarit 2024,

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një deklaratë të dhënë sot para mediave ka thënë se në rast të pezullimit të liberalizimi të vizave, dialogu “do të vritej” një herë e përgjithmonë. Ndërkohë nga Qeveria Gjermane, të cilët Macron edhe i ka përmendur në deklaratën e tij, s’kanë pranuar që të komentojnë.

banner

Por çfarë ka thënë saktësisht presidenti francez në fjalimin tij para ambasadorëve të Francës nëpër botë. Kreu i shtetit francez kur i ka ardhur radha që të flasë për rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka potencuar se Franca do të vazhdojë të jetë vigjilente sa i përket këtij rajoni, raporton Express.

“Ne do të vazhdojmë të jemi shumë vigjilentë për situatën e sigurisë dhe atë politike në Ballkanin Perëndimor. Në këtë drejtim, ne kemi ndërtuar me Gjermaninë një udhërrëfyes të ri dhe një propozim të ri për mospajtimet që kanë Serbia dhe Kosova. Unë besoj se ky udhërrëfyes është i mirë. Ai u mbështet nga  negociatori evropian dhe përfaqësuesi ynë. Prandaj ne jemi duke pritur një riangazhim të qartë nga të dy palët, e kam fjalën për riangazhim për zgjedhjet e pritura komunale, një riangazhim serb lidhur me institucionet, njohje të komunave, veçanërisht në veri nga ana e institucioneve kosovare, një qetësim të situatës, dhe e them këtë sepse Franca dhe Gjermania janë të përkushtuara dhe kanë pasur një hapje, në veçanti ndaj politikës së vizave apo në elementë të tjerë ekonomikë, të cilët mund të rishikohen nëse nuk do të ketë politikë të papërgjegjshme nga të dy palët. Por ne do të vazhdojmë me partnerët tonë gjerman që të jemi shumë vigjilent për këtë çështje dhe për gjithçka që lidhet me stabilitetin e  Ballkanit Perëndimor”, ka thënë presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy