Marco Verratti dhe Georginio Wijnaldum prite të largohen nga PSG për të vazhduar karrierën në Arabinë Saudite.
Italiani i cili nuk është në planet e Luis Enriques pritet të kalojë te Al Arabi, të cilët janë në bisedime të avancuara me PSG-në.
Sipas Fabrizio Romanos, bisedimet mes dy klubeve janë në rrugën e duhur dhe kanë mbetur edhe disa detaje që marrëveshja të mbyllet.
https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1696946753000321119?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1696946753000321119%7Ctwgr%5E4ba2af7b88f975947d36154c281f6e330c2639b8%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fdy-yje-te-tjere-te-psg-se-drejt-arabise-saudite-klubi-po-punon-per-shitjen-e-tyre%2F
Edhe mesfushori tjetër, holandezi Georginio Wijnaldum, mund të kalojë në kampionatin saudit, ku për të interesohet Al Ettifaq.
Wijnaldum është kërkesë e Steven Gerrard që është trajner në këtë klub, ndërsa bisedimet mes klubeve janë në rrugën e duhur me PSG që është gati t’i jap lojtarit dritën e gjelbër për tu larguar.
https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1696970091051524592?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1696970091051524592%7Ctwgr%5E4ba2af7b88f975947d36154c281f6e330c2639b8%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fdy-yje-te-tjere-te-psg-se-drejt-arabise-saudite-klubi-po-punon-per-shitjen-e-tyre%2F
Tashëm varet nga lojtari se do të dëshirojë të largohet drejt kampionatit saudit, që tashmë ka yje si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, Neymar e N’Golo Kante.
