Ndahen ’50 milionë dollarë për mega-strukturën Suffolk’
Forcat Ajrore të SHBA-së kanë lënë mënjanë fonde prej 50 milionë dollarësh për të nisur një projekt vitin e ardhshëm që mund të hapë rrugën për kthimin e armëve bërthamore amerikane në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë në më shumë se 15 vjet.
Këtë e raporton The Guardian.
Bëhet fjalë për një mega objekt me 144 shtretër në Suffolk, Angli, në bazën e RAF në Lakenheath.
Për të justifikuar shpenzimet, Forcat Ajrore të SHBA i thanë Kongresit se ndërtesa kishte për qëllim “strehimin e personelit të regjistruar si pjesë e një misioni sigurie”, që, sipas ekspertëve, është zhargoni që Pentagoni përdor për t’iu referuar menaxhimit të armëve bërthamore.
Ndërtimi i ndërtesës duhet të fillojë në qershor të vitit 2024 dhe të përfundojë në shkurt të 2026.
Në konferencën e sotme, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së iu përgjigj me “pa koment” gazetarëve që kërkuan informacion mbi lajmin.
Sipas Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë (Fas), Mbretëria e Bashkuar së bashku me pesë vende të tjera evropiane, përfshirë Italinë, po investojnë në ndërtimin e vendeve për ruajtjen e “armëve speciale”.
Në këto pesë vende do të vendoseshin 100 bomba B-61, sipas asaj që dihet nga Fas.
Ato u morën nga Britania e Madhe në vitin 2017, por objektet e magazinimit nuk janë çmontuar kurrë.