Gabon: Oficerët e forcave të armatosura shpallin marrjen e pushtetit

by Merita

Në video-mesazhin e transmetuar nga televizioni “Gabon 24”, Oficerët pretendojnë se përfaqësojnë të gjitha forcat e sigurisë dhe mbrojtjes së vendit të Afrikës Qendrore dhe njoftojnë se rezultatet e zgjedhjeve të fundit “janë anuluar” dhe kufijtë kombëtarë janë mbyllur gjer në një lajmërim të ri.

Ndihma do të përfshijë raketa për sistemet e mbrojtjes ajrore, predha artilerie, municione për armë të vogla, raketa antitank Javelin dhe raketa për sistemet Himars, si dhe pajisje për pastrimin e minave.

banner

Një grup oficerësh të lartë të forcave të armatosura të Gabonit iu drejtuan qytetarëve përmes televizionit kombëtar në orët e para të ditës së sotme, duke njoftuar se kanë marrë pushtetin në vend.

Grusht shteti i dukshëm ushtarak pason shpalljen e fitores nga komisioni zgjedhor për presidentin në largim Ali Bongo Odimba në zgjedhjet e Gabonit të dielën.

Oficerët shpallën edhe shpërbërjen e institucioneve shtetërore.

Sipas burimeve të raportuara nga mediat lokale, kryeqyteti Libreville ishte skenë e përleshjeve të zjarrit gjatë natës. Asnjë koment zyrtar nuk është marrë deri më tani nga qeveria e Gabonit.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy