Infermieri kosovar: Vitia më priste miqësisht para se të bëhej ministër, sot kaloi kah unë sikurse para varrezave

by informim

Enlirat Duraku nga Oda e Infermiereve të Kosovës është ankuar se ministri I Shëndetësisë nuk i ka folur gjatë vizitës në një nga klinikat ku ai është duke u trajtuar si pacient.

Duraku tha se para se Vitia të bëhej ministër ata kanë pasur raport miqësor.

Sipas Durakut, Vitia mund të jetë hidhëruar nga kritikat e vazhdueshme.

“Arben Vitija para se të bëhej ministër në Ministria e Shëndetësisë, me një pritje të ngrohtë, moqësore, pothuajse në të njejtin nivel me mua, e mos ndoshta edhe më modest se sa unë.  Sonte, në këto orë të vona si Ministër i Shëndetësisë i bie kah unë sikurse para varrezave, edhe pse isha në kapacietet të pacientit.  Ndoshta edhe është hidhëru nga kritikat e mia, mirëpo ato janë pozicionale. Sidoqoftë e qmoj angazhimin e tij dhe vizitën në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në orën 24:00. Të paktë ky është indikator që po mundohet të bëjë mirë diqka”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy