Kërcënimi ndaj Kurtit, Klinaku: Njerëzit ekzagjerojnë, deklarata të tilal kamë bërë edhe ndaj Ramushit e Hashimit

by Nexhat

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku ka deklaruar se deklaratat e tij ku përmendi vrasjen e Kryeministrit Kurti janë më shumë hipotetike sesa që kanë mundësi të ndodhin ndonjëherë.

Në një lidhje telefonike në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Klinaku ka deklaruar se deklarata e tij është ekzagjeruar.

banner

“Duhet të flasim pak më ndryshe sepse nuk jemi të një niveli të pashkolluar gjë që më vie keq prej njerëzve që nuk e shohin atë në një status që më shumë është hipotetike sesa që do të ndodhë diçka sesa njerëzit ekzagjerojnë gjëra që qëllimin kryesor e kanë luftën ndaj vlerave të UÇK-së”, ka deklaruar ai.

Krahas kësaj, Klinaku ka deklaruar se Qeveria Kurti ka shpallur luftë të hapur ndaj veteranëve.

“Gjithë panelistët nëse nuk reagojnë është turpi i turpit kur dihet fakti se kjo qeveri qe tri vite as protezat e invalideve nuk i rregullon. Kjo qeveri ka shpallur luftë të hapur ndaj veteranëve duke i hequr edhe nga pagat minimale dhe të merret me diçka hipotetike…nuk do ndodhë asnjëherë (ta vret Kurtin)”, ka deklaruar ai.

“Nuk bëhet fjalë se do të ndodhë ndonjë vrasje apo kurrfarë kërcënimi. Nuk bëhet fjalë që unë të lëshojë Kosovën. Deklarata të tilla kamë përmendur edhe ndaj Ramushit, Hashimit, Avni Klinakun e të tjerë. Edhe në raport me vetën unë do të zgjedhja Kosovën”, ka deklaruar ndër të tjera Faton Klinaku.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy