139
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka pritur në takim Komandantin e Komandës Rajonale-Perëndim të KFOR-it, Kolonelin italian Gabriele Vacca.
Lajmi rreth takimit është publikuar në një postim të Komunës së Gjakovës në faqen zyrtare në Facebook.
“Ai është shprehur se Kosova dhe Gjakova, gëzojnë mbështetje nga KFOR-i Italian që 24 vite dhe ne jemi falënderues për këtë fakt. Bashkëpunimi dhe miqësia jonë do të vazhdojnë edhe më tutje, tha ndër të tjera Kryetari Gjini, thuhet në postimin e komunës.