Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Serbia po e mban peng integrimin e rajonit e po krijon destabilizim për shtetet tjera.
Ai ka thënë se po mos të ishte kjo politikë e Serbisë, Ballkani Perëndimor do të anëtarësohej në BE në vitin 2025.
“Mendoj që po të mos ishte i gjithë rajoni peng i Serbisë, e cila nuk është rehat me kufijtë e vet, dhe e cila i destabilizon edhe të gjitha shtetet e tjera, jo vetëm Kosovën por edhe Bosnjën edhe Malin e Zi, unë mendoj se po të mos ishte kjo Serbi e tillë, rajoni do të hynte në BE në vitin 2025, nuk ka nevojë në vitin 2030 fare, por ajo e mban peng të gjithë procesin sepse më së pari e mban peng sigurinë e gjithë rajonit, pastaj dialogun për shkak të kësaj”, tha Konjufca.
Ai than e se bashkësia ndërkombëtare duhet ta kuptojë që “me këtë Serbi e cila ka problem me të gjithë fqinjët e vetë, me secilin prej tyre, nuk mund të ketë integrime të shpejta, por për këtë duhet të identifikohet përgjegjësi, që është shteti i Serbisë”, ka thënë Konjufca./EO