Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohet sot me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.
Sipas njoftimit për media, Vuçiqi dhe Lajçaku do të takohen prej orës 12:00.
Ndryshe, dy ditë më parë në Bled të Sllovenisë Lajçaku u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe siç bëri të ditur, pas atij takimi temë kryesore e bisedës ishte përgatitja e takimit të radhës të nivelit të lartë në kuadër të dialogut në shtator, me fokus normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e marrëveshjeve.
Vuçiqi para takimit me Lajçakun në orën 10:00 do të bisedojë me kongresistin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Michael Turner.