Lokalizohet zjarri në Muzeun e Muzikës në Gjakovë, prokuroria nis hetimet

by Nexhat

Zjarri që kaploi Muzeun e Muzikës në Gjakovë është lokalizuar. Prokurori i shtetit ka iniciuar rastin për hetim si “zjarrvënie”. Konfirmohen dëme të konsiderueshme materiale, teksa nuk është raportuar për persona të lënduar.

Këto informata i dha , Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë Rajonale në Gjakovë.

banner

“Sot rreth orës 18:30 është pranuar informatë se Muzeu i Vjetër i Muzikës në Gjakovë ishte përfshirë nga zjarri.  Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe Njësia e Zjarrëfikësve të cilët kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale pasoja në njerëz nuk ka pasur.  Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast për hetim “Zjarrvënie””, tha Elezaj

Për djegien e këtij objekti pati reagime të shumta duke kërkuar të hetohet rasti.

Në një prononcim për Gazetën Express, kryetari i Gjakovës Ardian Gjini, tha se pjesa e mirë e kësaj ngjarje është se aty nuk ka pasur artefakte, pasi janë larguar më parë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy