Luiz Ejlli po përballet me famën jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”. Ai ka qenë një nga njerëzit më të komentuar gjatë kohëve të fundit, pas famës së marrë në këtë program, ku edhe arriti të fitonte.
Kur ai ka qenë në Velipojë duke pushuar, një fanse i është afruar dhe i ka kërkuar të bëjnë foto sëbashku. Por, kësaj radhe Luizi e ka refuzuar fansen, duke e arsyetuar se ishte lakuriq në pjesën e sipërme të trupit dhe sipas tij, fotoja mund të keqkuptohej
“Jam lakuriq moj zemër, jam lakuriq. Do thonë pastaj kam fjet me të a, po ta tregoj, do thonë ke fjet me të…”, është shprehur Luizi.
Vajza duket se nuk e ka pritur mirë këtë reagim, teksa ka thënë “Avash more”.