33
Koordinatori për Financa në Kabinetin e Qeverisjes së Mirë të PDK-së, Arben Mustafa, ka reaguar në lidhje me anulimin e tenderit për libra.
Ai në një postim në faqen e tij në Facebook, e ka quajtur “aferë korruptive të dështuar në tentativë anulimin e tenderit 4.8 milionë euro për libra për të njëjtin qëllim, veçse tani në emër të subvencionit ndajnë 6.3 milionë euro”.
“Dëshirojnë të krijojnë një iluzion të rrejshëm të mbështetjes së qeverisë për qytetarët, përmes transfereve direkte të parave”.
Sipas tij kjo gjë duket se paraqet të vetmen gjë që qeveria Kurti di ta bëjë.