Sado e habitshme që mund të duket, Bayern Munich është ende në kërkim të një mesfushori fundor në këtë afat kalimtar.
Pavarësisht se ka lojtarë si Joshua Kimmich, Leon Goretzka, Konrad Laimer ose Ryan Gravenberch, i lidhur me Liverpoolin në ditën e fundit, Thomas Tuchel dëshiron një tjetër mesfushor.
Pikërisht këtu do të hynte portugezi Joao Palhinha, një nga zbulimet e Ligës Premier në sezonin 2022-23.
Megjithatë, nënshkrimi i tij nuk do të ishte i lirë për Bayernin, pasi sipas ‘ Sky Sports’, drejtuesit e Fulhamit po kërkojnë 80 milionë funte (93 milionë euro) për ish-lojtarin e Sportingut.
Në sezonin e tij të parë në Angli, Palhinha humbi vetëm tre ndeshje… dhe këtë për shkak të pezullimeve.
28-vjeçari nga Lisbona ka shënuar tre gola dhe ka marr 14 kartonë të verdhe