Muzeu i Muzikës në Gjakovë është përfshirë nga zjarri.
Njësia e Zjarrfikësve janë duke bërë përpjekje për lokalizimin e zjarrit.
Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë Rajonale në Gjakovë, tha se nuk është raportuar për persona të lënduar.
“Mund të ju konfirmoj se Muzeu i Muzikës në Gjakovë është përfshirë nga zjarri. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe Njesia e Zjarrëfikësve të cilët janë duke bërë përpjekje për lokalizimin e zjarrit. Nuk është raportuar për pasoja në njerëz”, tha ai për Express.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku, i cili e ka akuzuar Komunën e Gjakovës se e ka “lënë me u shkatërru një trashëgimi me vlera, sipas gjitha gjasave me e ndërtu ndonjë banesë”.
Postimi i tij i plotë:
Rrugës nga Hani i Elezit për Gjakovë, informohem që muzeu i muzikës”Taphane”, po digjet.
Komuna e Gjakovës, #ArdianGjini duheni mu turpëru se Gjakova nuk ju ka me borxh zhdukjen e vlerave të saj.
Veq pak me funksionu drejtësia në këtë vend, sonte do të ishit prapa grilave.
Ju kam paralajmru që sa mbledhje të Asamblesë, por e vendoset me ju lon “dostave” të Aleancës.
E tash çka, e shkatrrut një trashëgimi me vlera, sipas gjitha gjasave me e ndërtu ndonjë banesë.
Turpi ju mbuloft dhe mos arsytoji në raportin e policisë që hetimet vazhdojnë, sepse sipas meje, përsoni i parë i arrestuar do të ishe ti Ardijan Gjini, për neglizhencën e treguar ndër vite ndaj këtij objekti.