60
Në orët e para të së enjtes (3:35) me kohën në Kosovë do të shfaqet Hëna e plotë, e njohur ndryshe si Super-Hëna blu.
Kjo do të jetë Hëna e plotë më e madhja dhe më e ndritshmja e vitit, raporton Space.com.
Termi Super-Hënë i referohet një hëne të plotë kur gjendet në pikën më të afërt të Tokës derisa përshkon orbitën e saj.
Në orët e para të së enjtes Hëna do të arrijë në këtë pikë që njihet ndryshe si pika perigje.
Ndonëse, quhet si Super-Hëna blu, në të vërtetë nuk ka të bëjë lidhur me ngjyrën, por është thjesht etiketa që i jepet një Hëne të dytë të plotë në një muaj kalendarik.