Xavi me kërkesë të çuditshme për bordin e Barcelonës dhe presidentin Laporta – ka të bëjë me Cancelon

by Nexhat

Trajneri i Barcelonës, Xavi dëshiron që Joao Cancelo të jetë i pranishëm në seancën stërvitore të Barcelonës të enjten, më 31 gusht.

Lajmi është dhënë nga gazetari Gerard Romero, që është i afërt me klubin e Barcelonës.

banner

Është një kërkesë mjaft e çuditshme pasi Barcelona ende nuk ka nënshkruar me portugezin dhe kjo mund të ndodhë vetëm në orët e fundit të afatit kalimtar veror që mbyllet vonë më 1 shtator.

Ndoshta Xavi thjesht dëshiron që Barça të përshpejtojë nënshkrimin e mbrojtësit të djathtë, në mënyrë që ai të jetë i disponueshëm për ndeshjen si mysafir në La Liga kundër Osasuna të dielën, më 2 shtator.

Barcelona nuk mund të nënshkruajë me 29-vjeçarin për momentin, pasi janë duke pritur për largimet e mundshme, paratë e ‘levës’ ose garancinë bankare që do t’i lejonte klubit të ketë 20 milionë euro menjëherë.

Joao Cancelo është një mbrojtës i krahu që mund të luajë si në të djathtë ashtu edhe në të majtë. Portugezi njihet për cilësitë e tij në fazën e sulmit, gjë që nuk mund të thuhet për atë mbrojtjes.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy