Zogiani i LVV-së Klinakut të OVL UÇK-së: S’ka më përfitime financiare, prandaj i janë terruar sytë këtij

by informim

Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Avni Zogiani, i ka reaguar ushtruesit të detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, pas deklaratave për kryeministrin Albin Kurti.

Zogiani ka thënë se organizata e Klinakut kishte përfituar nga 20 milionë euro të rezervave të shtetit që kishte shpërndarë Qeveria në kohën kur kryeministër ishte Ramush Haradinaj.

banner

Sipas tij, s’ka më përfitime të tilla pa kritere.

“20 milionë euro të rezervave financiare të shtetit qenë shpërndarë pa kurrfarë kriteri nga qeveria Haradinaj! Ndër të tjera aty pat marrë edhe organizata e Klinakut! Epo s’ka ma kështu, prandaj i janë terru sytë këtij dhe plotë të tjerëve si ky”, shkroi Zogiani.

Klinaku në një shkrim në Facebook të martën ka shkruar një status skandaloz për vrasjen e kryeministrit Albin Kurti.

“Më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, kishte shkruar mes të tjerash Klinaku.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy