Borell pasi njoftoi për takimin Kurti-Vuçiq: Ukraina duhet të bëhet anëtare e BE’së, Ballkani Perëndimor po ashtu, shpejt

by Nexhat

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borell gjatë një konference për media në Toledo të Spanjës ku janë takuar shefat e diplomacive të BE-së ka bërë me dije se presidenca spanjolle do ta organizojë një takim me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor në fund të tetorit.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, gjithashtu dha deklarata të forta për të ardhmen e Ukrainës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Borrell deklaroi se “Ukraina duhet të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian dhe Ballkani Perëndimor gjithashtu”, siç është shprehur “shpejt”.

“Së pari, në Ballkanin Perëndimor. Presidenca spanjolle po propozon – dhe mendoj se është një propozim i mirë – të mbahet një takim ministror së bashku me ministrat e Ballkanit Perëndimor. Ne do ta bëjmë atë në fund të muajit të ardhshëm, së bashku me Presidencën spanjolle dhe pas ngjarjeve të tjera që lidhen me Ballkanin [Perëndimor], si Procesi i Berlinit. Mendoj se është shumë e rëndësishme që ministrat, nën Presidencën spanjolle, të bëjnë një bilanc të asaj që po ndodh në Ballkanin [Perëndimor]”, është shprehur ai.

Po ashtu është konfirmuar se me 14 shtator do të ketë takim mes kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksander Vuçiq.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy