Nuk pati shumë dramë në fitoren e Frances Tiafoe në raundin e dytë në US Open të mërkurën mbrëma.
Nën dritat e një turneu Grand Slam, duke terhequr vëmendjen e mijërave njerezve në tribunat e stadiumit Arthur Ashe dhe duke jua kthyer atyre dashurinë, mposhti Sebastian Ofner të Austrisë 6-3, 6-1, 6-4 në pak më shumë se 1 1/2 orë.
“Më pëlqen. Më pëlqen. Më pëlqen gjithçka në lidhje me të. Pyetja është, “Kush e dëshiron më shumë?” tha Tiafoe, një 25-vjeçar nga Maryland, gjatë një interviste para US Open. “Nëse nuk e do, është sporti i gabuar për ty. Më pëlqen absolutisht të jem në ato pozicione dhe ato atmosfera.
Ai e dinte se ky ishte debutimi i Ofnerit në US Open dhe tha pas lojes të së mërkurës se donte të përdorte “mjedisin në avantazhin tim”.