Inteligjenca artificiale bëhet pilot i dronit, i mund edhe njerëzit (video)

by engel

Kjo po vlerësohet si shumë e rëndësishme për makinat autonome dhe robotët e shtëpisë

Inteligjenca artificiale ka mësuar të fluturojë me drone dhe mund ta bëjë atë në mënyrë më efikase se njerëzit.

banner

Këtë e demonstron sistemi i AI i quajtur Swift, fitues i garave kundër pilotëve të dronëve njerëzorë, të përshkruar në Nature dhe të cilit revista ia kushton kopertinën.

Rezultati nuk është vetëm një kuriozitet, por një moment historik për zhvillimet e ardhshme në robotikë, veçanërisht për makinat autonome dhe robotët që synojnë të jetojnë në shtëpi me njerëz.

Hulumtimi u koordinua nga Universiteti i Cyrihut, me grupin e drejtuar nga Elia Kaufmann dhe që përfshin italianët Davide Scaramuzza dhe Antonio Loquercio, dhe u krye në bashkëpunim me Intel Labs në Mynih (Gjermani) dhe Jackson (Shtetet e Bashkuara).

Studiuesit kanë projektuar një sistem autonom robotik të aftë për të garuar me automjete në nivelin e pilotëve më të aftë të dronëve njerëzorë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy