Këshilltari i Kurtit: Qasje e pabalancuar e ndërmjetësit në dialog, masat s’kanë kuptim

by Nexhat

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka vlerësuar se qasja e ndërmjetësit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë është e pabalancuar.

Të enjten në “Interaktiv” të KTV-së, Zulfaj ka thënë se nuk mendon që presioni i Bashkimit Evropian është në vendin e duhur.

banner

“Pritjet janë që ne të kemi zbatim të plotë të marrëveshjes që e kemi nënshkruar. Nuk do të jepja afat sepse kjo do të duhej të bëhej menjëherë pas dakordimit që kemi bërë në Ohër për aneksin, vonesat në zbatim janë simptomë e sjelljes së pandryshuar të Serbisë dhe në anën tjetër qasjes së pabalancuar të ndërmjetësit. Mendoj që presioni nuk është në vendin e duhur dhe kjo e bën paksa të pabalancuar. Prandaj kemi kërkuar sekuencim të balancuar”, ka thënë ai.

Teksa u deklarua lidhur me masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës për shkak të mospërfilljes së kërkesës për tërheqjen e kryetarëve të zgjedhur na katër komunat veriore, Zulfaj ka thënë se këto masa nuk kanë kuptim dhe e lëndojnë demokracinë e vendit.

“Masat e BE-së lëndojnë demokracinë sepse jemi vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor nga të gjitha matjet kredibile dhe është e paprecedent nga BE-ja që synon që me të gjitha shtetet të vilat punon që t’i bëjë sa më të përafërta me vlerat e saj, t’i sanksionojë kur ato janë demokratike. Ajo çfarë ne kërkojmë është që këto masa të padrejta të hiqen sepse po dëmtojnë një vend demokratik. Ato do të largohen gradualisht”, është shprehur ai.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy