Kongresmeni republikan Mike Turner ka njoftuar në platformen X për takimet që i ka pasur dje në Serbi. Turner sot gjatë ditës ka qëndruar edhe në Kosovë ku ka takuar Presidenten Vjosa Osmani.
Kongresmenin Mike Turner deklaron se puna e ambasadorit amerikan në Serbi e bën të qartë se SHBA mbetet e përkushtuar për të forcuar raportet me Serbinë.
Këtë koment kongresmeni Turner e bëri në profilin e tij në platformën X ku ka njoftuar për takimet me Presidentin e Serbisë, Kryeministren, Ministrin e Mbrojtjes dhe atë të Brendshëm.
“Puna e Chris Hill këtu në Beograd e bën të qartë se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të forcuar marrëdhëniet tona me Republikën e Serbisë”, shkruan ai.
Gjithashtu njoftoi edhe për takim me Ministrin e Punëve të Brendshme në Serbi, Bratislav Gashiq.
Turner thekson se aty u diskutua “përkushtimi i përbashkët mes dy vendeve për sigurinë publike”.