Partizani i pafat, eliminohet nga Liga e Konferencës

by Nexhat

Partizani i Tiranës i ka dhënë fund aventurës së tyre europiane duke u eliminuar nga Liga e Konferencave. Bintsouka (25’) shënoi golin e vetëm për Partizanin kurse Tomasov (46’)

Kampioni shqiptar ka barazuar në Elbasan Arena me FC Astanan e Kazakistani, rezultat ky që kualifikoi kazakët në grupe të Ligës së Konferencës për shkak se në ndeshjen e parë kishin fituar me rezultat 1-0 .

Partizani e filloi shumë mirë këtë ndeshje dhe arriti që të kalonte në epërsi në minutën e 25-të te ndeshjes.

Kampionët e Shqipërisë shënuan gol nga një ndërprerje ku Rrapaj bëri një krosim të mirë në zonë e ku më së miri me kokë u gjend sulmuesi i Partizanit, Bintsouka, për të shënuar kështu golin e parë në këtë ndeshje.

Në përgjithësi pjesa e parë u dominua nga Partizani të cilët lehtë kanë mundur të shënojnë edhe golin e dytë,

Skuadra kazake u kthye në lojë kur me të filluar pjesa e dytë shënoi Tomasov.

Veterani kazak arriti që të barazojë shifrat në këtë ndeshje për rezultat 1-1.

Pas këtij goli Partizani vazhdonte ta sulmonte skuadrën kazake në kërkim të golit të epërsisë.

Pavarësisht posedimit dhe disa tentimeve në fund Partizani nuk arriti që të kalonte të shënonte golin e epërsisë, gol ky që do ta dërgonte ndeshjen në shtesa dhe kampionët shqiptar të kalonte në grupe të Ligës së Konferencës.

Shqipëria edhe këtë sezon nuk do të këtë ndonjë skuadër që do të luajë në garat europiane pasi që Partizani ishte skuadra e fundit që kishte mbetur në një garë të tillë. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy