Policia jep detaje, kryesuesit të bordit të Trepçës i janë dëmtuar dy automjete dhe një pjesë e shtëpisë

by informim

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Ilmi Prekazi, e ka konfirmuar sulmin me mjet shpërthyes ndaj kryesuesit të bordit të ndërmarrjes “Trepça”, Bahri Hyseni.

Ai tha se ankuesi e ka njoftuar Policisë së dy automjete i janë dëmtuar, ndërsa njësitet e policisë ka vërejtur se përpos veturave atij i është dëmtuar edhe një pjesë e shtëpisë.

banner

“Rreth orës 07:43, të ditës së sotme një ankues ka njoftuar policinë se dy automjete pronë e tij ishin dëmtuar. Njësitë policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe është vërejtur se dy automjete dhe një pjesë e shtëpisë ishin dëmtuar dyshohet nga një mjet shpërthyes. Njësitë kompetente policore kanë dalë në vendngjarje për ekzaminimin e vendit të ngjarjes”, tha Prekazi për Express.

Ndërkaq, ndërmarrja “Trepça”,  ka thënë se Hyseni mbrëmë gjatë mesnatës u sulmua me grantë dore.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy