Regjisori Philippe Garrel akuzohet për avansime seksuale

by Merita

Regjisori francez Philippe Garrel, babai i aktorit Louis, akuzohet nga 5 aktore për tentativë për qasje seksuale pa pëlqim dhe propozime seksuale të avancuara gjatë takimeve profesionale.

“Asnjë ankesë nuk është paraqitur deri më tani”, saktëson Mediapart, sipas së cilës disa nga episodet rrezikojnë të klasifikohen si sulme seksuale. Ndër aktoret që dëshmojnë, Anna Mouglalis, e cila luajti me të në filmin “Xhelozia” në 2013 dhe pretendon se me atë rast nuk kishte “asgjë pa vend”.

banner

Një vit më pas, megjithatë, në një takim të organizuar në shtëpinë e Mouglalis për përgatitjen e një filmi tjetër, regjisori u shtri në shtratin e saj duke i kërkuar që të bënte të njëjtën gjë pranë tij.

Disa prej aktoreve thonë se Garrel u ka ofruar të shkojnë në hotel me të. Ai do t’i kishte thënë Marie Vialle se “nuk do të mund ta bënte filmin” me të “nëse nuk do të kishin fjetur” së bashku.

Cituar nga i njëjti sajt Mediapart, regjisori pranon: “duke lexuar të gjitha këto dëshmi, kuptoj dallimin mes asaj që imagjinoja atëherë dhe asaj që i bëra të përjetonin”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy