34
Uragani Idalia që arriti në tokë në Florida dhe Gjeorgji mund të bëhet fatkeqësia më e kushtueshme klimatike e vitit 2023 në Shtetet e Bashkuara.
Sipas vlerësimeve të UBS, raporton Guardian, kostoja paraprake është 9.36 miliardë dollarë ndërsa për AccuWeather është midis 18 dhe 20 miliardë dollarë.
Autoritetet amerikane vlerësojnë dëmin e shkaktuar nga fatkeqësitë klimatike dhe mjedisore në pothuajse 40 miliardë në fund të korrikut.
Një shifër që nuk përfshin zjarret në Maui, Hawaii. Tani për tani, rreth 5.5 miliardë dollarë nevojiten vetëm për të rindërtuar qytetin e Lahaina.