Një burrë iranian ka vdekur në burg pasi ishte dënuar me dënim me vdekje për pjesëmarrje në protestat antiqeveritare.
Javad Rouhi u arrestua vitin e kaluar gjatë protestave të shkaktuara nga vdekja në paraburgim e Mahsa Amini, e cila u mbajt për dyshime se mbante hixhab “të pahijshëm”.
Zyrtarët thonë se Rouhi, 35 vjeç, vdiq nga trajtimi joefektiv spitalor pasi pësoi një krizë në burg. Aktivistët po i mbajnë autoritetet përgjegjëse për vdekjen e tij, raporton BBC, .
“Fatkeqësisht, Rouhi vdiq pavarësisht veprimeve të stafit mjekësor dhe është ngritur një çështje ligjore për të ndjekur arsyen e vdekjes së tij”, raportoi uebfaqja e lajmeve e gjyqësorit iranian, Mizan.
Megjithatë, një orë para njoftimit zyrtar të enjten, disa aktivistë të të drejtave të njeriut njoftuan vdekjen e Rouhi në rrjetet sociale dhe akuzuan autoritetet gjyqësore dhe të sigurisë për vrasjen e tij.
Sipas Amnesty International ai iu nënshtrua rrahjeve, temperaturave të ftohta, goditjeve elektrike dhe ju është mbajtur një armë në kokë për ta detyruar të rrëfente.