Bersant Celina është bërë me klub të ri dhe karrierën do ta vazhdoj në Suedi.
Mesfushori kosovar është huazuar nga skuadra franceze Dijon në atë suedeze AIK.
26-vjeçari nuk dëshironte të mbetej te Dijon dhe qëllimi ishte të gjente një skuadër ku do të luaj rregullisht dhe të jetë i rëndësishëm.
Välkommen till AIK Fotboll, Bersant Celina! pic.twitter.com/UQto0bjT3U
— AIK Fotboll (@AIKfotboll) August 31, 2023
“Kam zgjedhur AIK-un sepse është një klub i madh me një trajner që më përshtatet shumë. Mezi pres të luaj para tifozëve dhe të bëj gjithçka për të fituar ndeshjet”, ka thënë Bersant Celina për faqen zyrtare të klubit.
Reprezentuesi kosovar është huazuar për një vit te AIK me klubin suedez që ka një klauzolë për ta blerë atë në fund të sezonit.
Välkommen till AIK Fotboll, Bersant Celina! pic.twitter.com/UQto0bjT3U
— AIK Fotboll (@AIKfotboll) August 31, 2023
Celina ka luajtur sezonin e fundit si i huazuar te Stoke City, derisa më parë ka veshur edhe fanellat e Kasimpasas, Swanseas, Ipswich City, Twente dhe Manchester City.