Barcelona e ka kompletuar transferimin e Joao Felix nga Atletico Madridi, raporton Fabrizio Romano.
Sipas ekspertit të transferimeve, është vetëm një huazim i thjeshtë pa të drejtë blerje.
“Joao Felix te Barcelona, ja po shkojmë! Marrëveshja verbale e arritur me Atleticon për marrëveshjen e huazimit, nuk të përfshihet klauzola e blerjes”, ka raportuar Romano.
“Barça duke pritur të nënshkruajë dokumentet dhe më pas të zyrtarizohet. 18 korrik, intervistë ekskluzive: ‘Dua të bashkohem me Barçën, është ëndrra ime’. Tani realiteti”.
Barcelona po e kompleton edhe Joao Cancelon nga Manchester City, ;po ashtu në formë huazimi, por me të drejt blerje.
https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1697676745296535632?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1697676745296535632%7Ctwgr%5Efb88620c5f7e90da8408895cd8519102e59a2834%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fe-kryer-joao-felix-mund-te-quhet-lojtar-barcelones%2F
