Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka vizituar Rahovecin, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi.
Në fotografitë që Osmani ka shpërndarë në faqen e saj zyrtare, shihet se në zyrën e Latifit është ende e varur fotografia e ish presidentit Hashim Thaçi, i cili tashmë ndodhet në Hagë.
Osmani sot njoftoi për vizitën në Rahovec dhe shpërndau fotografi prej atje.
“Në kuadër të vizitave nëpër komunat e Kosovës, sot jemi në Rahovec, kryeqytetin e bujqësisë e të rrushit, ku u mirëprita nga kryetari i komunës z. Smajl Latifi”, ka shkruar Osmani në Facebook.