46
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov konfirmoi sot se presidenti rus Vladimir Putin dhe ai turk Rexhep Tajip Erdogan do të takohen të hënën më 4 shtator në Soçi të Rusisë.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia Ria Novosti.
Rinisja e paktit që lejoi eksportin e grurit nga Ukraina, i përfunduar pas daljes së Moskës në korrik, do të jetë në qendër të bisedimeve.