Kurti s’duket që nga “përlamja” me Bërnabiqin, mungoi në Ditën e të Zhdukurve, s’ishte as për kongresmenin amerikan

by Nexhat

 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka disa ditë që s’është dukur në aktivitete. Kreu i ekzekutivit kosovar dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje s’është parë në ndonjë paraqitje publike apo në ndonjë ngjarje që nga Forumi dy ditor në Bled të Sllovenisë ku edhe mori vëmendjen për shkak të kundërpërgjigjes që i dha kryeministres serbe,

Kurti s’ka qenë në Kosovë as për ta pritur kongresmenin amerikan, Mike Turner, i cili të enjten më 31 gusht e takoi në Prishtinë presidenten, Vjosa Osmani.

banner

Numri një i Qeverisë s’ka qenë në Prishtinë as për të marrë pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë. Këtë e kishte konfirmuar edhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili gjatë shënimit të kësaj dite, në një bisedë me Nusrete Kumnovën, kishte thënë se me gjasë kthehet pasditen e së mërkurës.

“Tu u kthy… Besoj që sot pasdite kthehet. Aeroplanin kushedi qysh e ka pasë prej Sllovenisë… Ishte atje pak.. U përla pak me kryeministren”, dëgjohej teksa thoshte Konjufca, .

Që kryeministri Kurti më 30 gusht s’ka qenë në aktivitete publike e vërteton edhe komunikata e Zyrës për Media të Kryeministrisë, ku tregon për mbledhjen virtuale që ka mbajtur Qeveria e Kosovës për të ndarë paratë për subvencionimin e librave dhe materialeve shkollore.

Në mbrëmjën e 29 gushtit, kryeministri Kurti kishte bërë një postim përmbledhës për qëndrimin e tij në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, që nisi me darkën e shtruar nga kryeministri Robert Golob më 27 gusht, e ndërkohë që eventi vazhdoi edhe dy ditë më pas.

Në platformën “X” kryeministri ka bërë dy publikime, një ku ka folur për dekalratën e Charles Michel për 2030-ën si vit kur mund të pranohet ndonjë shtet i ri në BE dhe një postim tjetër për Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë,

Nuk ka pasur ndonjë reagim nga Kurti edhe përkundër faktit që Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell ka caktuar 14 shtatorin si datë për një takim të nivelit të lartë me Vuçiqin.

Emri i kryeministrit Kurti ndërkohë ka qenë prezent në media ditëve të fundit jashtëzakonisht shumë. Krejt kjo si rezultat i një deklarate skandaloze të Faton Klinakut të OVL’së së UÇK-së i cili ka ka thënë se “më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”. Klinaku për këtë deklaratë është intervistuar nga institucionet e hetuesisë. Gjithashtu është arrestuar edhe një person për kanosje ndaj kryeministrit Kurti.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy