Të enjten, kryeqyteti i Ekuadorit, Quinto, përjetoi dy bomba me makina dhe sulme me granata, të ndjekura nga marrja peng e të paktën 57 rojeve të burgut dhe personelit të policisë nga të burgosurit në gjashtë burgje, sipas zyrtarëve.
Trazirat në burg besohet se kanë qenë si hakmarrje ndaj një bastisjeje të policisë në burgje një ditë më parë për të mbledhur armë.
Ndërsa nuk është raportuar për viktima, seria e sulmeve duket të jetë një akt force nga organizatat e krimit të organizuar. Dy makinat bombë ishin të destinuara për menaxhmentin e burgut SNAI; njëra shpërtheu jashtë selisë së saj dhe tjetra jashtë një ndërtese që kishte vendosur zyrat e SNAI, sipas AFP.
Sipas SNAI, të burgosurit e gjashtë burgjeve në vend, pas orëve kanë arritur të kapin shtatë policë dhe pesëdhjetë gardiane.
“Ne jemi të shqetësuar për sigurinë e zyrtarëve tanë,” tha Ministri i Brendshëm Juan Zapata në një konferencë shtypi në kryeqytetin Quito.