“Nëse del, shoh rrezik që KFOR-i nuk e lejon Hetemin të kthehet në zyrë”

by Nexhat

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka treguar njërën nga arsyet se pse Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, po vazhdon të qëndrojë në objektin e komunës prej muajsh.

Ai ka thënë se nëse Hetemi largohet nga objekti komunal, ekziston rreziku që KFOR-i ta pengojë që të kthehet në zyrë.

“Sikur KFOR-i të japë garanci se nuk e pengon që të kthehet në zyrën e tij, çështjet e tjera të sigurisë janë të rregulluara, madje nuk ka nevojë as për shoqërim. Në bazë të asaj që kam parë, aty shoh dozë rreziku”, është shprehur Vokrri në Info Magazine në Klan Kosova.

Ai tutje ka thënë se përveç Hetemit, aktualisht në komunë janë duke qëndruar edhe drejtorët komunalë

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy