Trupi i argjentinases që dyshohet se u vra nga i dashuri ende në morg të Prishtinës

by Nexhat

Trupi i Maria Clara Urdangaray, 27-vjeçares nga Argjentina që dyshohet se u vra në Fushë Kosovë ndodhet ende në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Para disa ditësh, familja e të ndjerës ka kërkuar ndihmë për mbledhjen e mjeteve financiare për të bërë të mundur transportimin e kufomës. Kanë thënë se iu nevojiten 30 mijë euro për të sjellë eshtrat e vajzës së tyre në vendlindje.

Trupi i shtetases argjentinase, Maria Clara Urdangaray, e cila dyshohet se u vra në Fushë Kosovë nga i dashuri i saj kosovar me shtetësi zvicerane, Endrit Nikaj, nuk i është kthyer ende familjes.

banner

Bergita Curri nga Instituti i Mjekësisë Ligjore i ka thënë Gazetës Express se trupi i të ndjerës ndodhet ende në morg. Informacione të reja lidhur me rastin thotë se s’kanë.

“Trupi i të ndjerës M.C.U, shtetase e Argjentinës, ende është në morgun e IML-së dhe nuk kemi informacione të reja lidhur me rastin”, ka deklaruar Curri

Prindërit e saj kanë kërkuar ndihmë për mbledhjen e mjeteve financiare për ta bërë të mundur transportimin e trupit të vajzës së tyre nga Kosova në Argjentinë.

Facundo Urdangaray dhe Magdalena Delmonte, prindërit e viktimës, publikuan thirrjen në Facebook dhe kërkuan ndihmë për të sjellë eshtrat e vajzës së tyre në vendlindje. Në total familja Urdangaray duhet të mbledh mbi 30 mijë euro.

“Na ndihmo ta përhapim fjalën dhe kështu të sjellim mbetjet mortore të vajzës sonë të dashur. Llogaria është e aktivizuar, si për donacione në valutë kombëtare ashtu edhe për valutë”, sqaruan ata dhe falënderuan për “dashamirësinë dhe solidaritetin”.

Gjithashtu, ata theksuan angazhimin e drejtuesve të degës Banco Nación Buenos Aires dhe La Plata, për hapjen e “llogarisë së dhurimit”. Ata që dëshirojnë të bashkëpunojnë mund ta bëjnë këtë në llogarinë 7170363328, CBU: 0110717530071703633283.

27-vjeçarja vdiq në fillim të muajit gusht në Fushë Kosovë pasi ra nga kati i gjashtë i një ndërtese.

Dyshimet janë se në orët e para të 1 gushtit në Fushë Kosovë, Endrit Nikaj dyshohet se e ka gjuajtur nga kati i gjashtë argjentinasen. Ajo u dërgua në QKUK, mirëpo nuk arriti t’iu bëjë ballë lëndimeve që kishte pësuar.

“VRASJE: Fushë Kosovë 01.08.2023 – 01:59. Nga QKUK-ja është raportuar se ka ndërruar jeta viktima femër shtetase e Argjentinës si pasojë e lëndimeve të marra, që dyshohet se ka rënë nga një lartësi e objektit ku ka qenë duke qëndruar së bashku me te dyshuarin mashkull shtetas Zvicran. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti ne procedure hetimore”, thuhej në raportin 24 orësh të Policisë.

Për këtë rast kanë raportuar mediat në Argjentinë e Zvicër, ndërkaq babai i të ndjerës është i bindur se vrasja e bijës së tij është femicid.

“Vajza ime kishte folur me mamanë e saj dhe e kishte përshkruar të dashurin si një femëror dhe shumë xheloz. Është një femicid, jam i bindur,” ka deklaruar Facundo Urdangaray, babai i Maria Clara.

Endrit Nika është arrestuar dhe tani ndodhet në paraburgim. Gazeta zvicerane “Blick” ka raportuar se 32 vjeçari e kishte futur ilegalisht të dashurën e tij në Kosovë, duke e fshehur në bagazh të veturës. Express ka dërguar pyetje në Polici dhe MPJD, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy