Ukraina po e sulmon Rusinë nga brenda

by Nexhat

Zyrtarët ukrainas zakonisht kanë heshtur në lidhje me sulmet brenda Rusisë. Por, pasi fushata ajrore ka nisur të ketë sukses, zyrtarët në Kiev janë më të gatshëm për të folur në lidhje me këto sulme. Ndërkohë sulmet me dronë kanë vazhduar në disa rajone të Rusisë të enjten dhe të premten

Sulmi me dron në bazën ajrore të qytetit rus Pskov të martën kishte nisur nga territori rus, ka njoftuar të premten shefi i inteligjencës ukrainase. Kyrylo Budanov ka thënë se dy aeroplanët e mallrave Ilyushin janë shkatërruar dhe dy të tjerë janë dëmtuar. Rusia ka thënë se katër aeroplanë ishin dëmtuar.

Budanov nuk ka thënë nëse sulmi është kryer nga operativët ukrainas apo rusë brenda territorit të Rusisë.

Sulmet me dron të Ukrainës në Rusi janë duke u raportuar çdo ditë. Rusia ka pranuar sulmin me dron edhe në qytetin Pskov. Mirëpo komentet e Budanovit u kanë dhënë fund spekulimeve nëse sulmet po kryheshin nga armët me rreze të gjatë veprimi.

Të enjten presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë se armët e prodhuara në Ukrainë kishin qëlluar cakun në distancë prej 700 kilometrash. Pskovi është gati 700 kilometra larg kufirit me Ukrainën.

“Jemi duke punuar nga territori i Rusisë”, ka thënë Budanov të enjten, duke mos përmendur llojin e dronëve që është duke u përdorur për sulme në Rusi.

Ai ka thënë se cak i dronëve është maja e aeroplanëve në të cilën ndodhet rezervuari i karburantit dhe është pikë kritike për krahët e aeroplanit.

Aeroplanët e shkatërruar të Rusisë ishin idealë për transportin e ushtrisë dhe pajisjeve ushtarake në distanca të gjata. Për këto arsye ishin asete të vlefshme për Rusinë.

Zyrtarët ukrainas zakonisht kanë heshtur në lidhje me sulmet brenda Rusisë. Por pasi fushata ajrore ka nisur të ketë sukses, zyrtarët në Kiev janë më të gatshëm për të folur në lidhje me këto sulme. Ndërkohë, sulmet me dronë kanë vazhduar në disa rajone të Rusisë të enjten dhe të premten.

Në raportet e pakonfirmuara thuhej se fabrika që prodhon pjesët elektronike të raketave ruse në qytetin Lyubertsy ishte goditur nga dronët ukrainas.

Sidoqoftë, kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, ka thënë se dronët mbi këtë qytet janë shkatërruar pa shkaktuar dëme ose të vrarë. Si në sulmet e mëparshme në zonën e Moskës, një numër i madh i fluturimeve nga kryeqyteti rus janë shtyrë ose anuluar të premten.

Guvernatori i rajonit Kursk, Roman Starovoyt, ka thënë se ndërtesat e banimit dhe administrative janë goditur në qytetin Kurchatov, në afërsi të qendrës bërthamore të Kurskut.

Ndërkaq Ukraina ka vazhduar kundërofensivën në territoret e saj të pushtuara nga Rusia.

Instituti për Studime të Luftës ka njoftuar të enjten se ka pasur avancim të ushtrisë ukrainase në lindje të Bakhmutit dhe në perëndim të rajonit të Zaporizhzhias.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy