Basha: Mbështet planin Franko-Gjerman me njohje në qender!

by engel

Kryetari i PD Lulzim Basha gjatë fjalës së mbajtur në Kuvendin e PD të shtunën nuk la jashtë vëmendjes shqiptarët që jetojnë në rajon; Kosovë, Maqedoninë e Veriut e Mal të Zi.

Duke lënë të nënkuptohet se marrëdhëniet e Kosovës me shtetet aleate nuk janë në momentin më të mirë dhe se në këtë dimension ka forca politike që nuk e japin në mënyren më të mirë kontributin e tyre, ka thëne se ai është që marrëdhëniet e Kosoves me shtetet aleate duhet të konsolidohen në mënyren më të mirë të mundhshme dhe se të gjitha partitë politike duhet ta përforcojnë partneritetin me perendimin.

Basha u shpreh se PD mbështet në mënyrë të pakufishme shtetin e Kosovës dhe planin franko-gjerman, ndërsa inkurajon forcave politike të Kosovës që të përforcojnë pa humbur kohë partneritetin me perëndimin.

“Ne jemi për konsolidimin e plotë të shtetit të Kosovës në aleancë me SHBA dhe BE. Ne mbështesim planin franko-gjerman dhe i bëjmë thirrje të gjithë forcave politike të Kosovës që të përforcojnë pa humbur kohë partneritetin me perëndimin”.

PD mbështet dialogun e Kosovës me Serbinë me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA, me synim arritjen e një marrëveshjeje finale me njohjen reciproke në qendër.

Ne do të kërkojmë vëmendje dhe angazhim më të madh për garantimin e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc dhe ndalimin e spastrimit etnik që po kryhet atje përmes pasivizimit të adresave, ka thënë Basha.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy