Deklarimet e Macronit për viza, analistët kërkojnë të merren me seriozitet

by informim

Njohësit e çështjeve politike në vend, kanë mendime të ndryshme sa i përket deklaratës së presidentit francez, Emanuel Macron, lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave. Ata konsiderojnë se thirrjet e shpeshtuara të faktorit ndërkombëtarë, synojnë ta përmbyllin dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas tyre ky paralajmërim i Francës nuk lidhte vetëm me situatën në veriun e Kosovës, por edhe me implementimi e marrëveshjeve që janë arritur në Bruksel e Ohër. Ata kanë kërkuar që këto thirrje të merren me seriozitet nga ana e Qeverisë.

banner

Profesori universitar, Dritëro Arifi, i sheh shqetësuese këto deklarata, teksa kërkon më shumë kujdes karshi dialogut.

Arifi kërkon kujdes për faktin se shteti francez ka fuqi të madhe në Bashkimin Evropian, për shkak të kundërshtive ndaj liberalizimit të vizave për kosovarët.

“Gjithmonë varte se kush e jep atë deklaratë, nëse analizojmë kush është presidenti i Francës dhe kush është Franca dhe çka përfaqëson ajo në BE, atëherë deklarata është jashtëzakonisht shumë serioze. Qeveria që sot ish dashur që të bëjë pyetje si duhet të zgjidhet çështja jo vetëm e veriut por Macron ka kërkuar që edhe marrëveshja e Ohrit apo e Brukselit  të realizohet dhe të implementohet. Qeveria e Kosovës duhet që të ketë kujdes tash se si do t’i qaset kësaj marrëveshje, nuk është vetëm çështja e veriut por edhe marrëveshja e Ohrit pra për zotimet që i ka dhënë pala kosovare”, tha ai.

Ndonëse presidenti Macron në deklarimin e tij përmendi se do të penalizohet edhe Serbia, Arifi humbëse më të madhe e sheh Kosovën. Arifi thotë se pasojat mund të jenë më të mëdha se sa sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian.

“Macron ka thënë që do të penalizohen të dyja palët, por të dyja palët për Kosovën është humbje më e madhe se sa për Serbinë, sepse në një farë mënyre Serbia është vendi jetabluar në Bashkësinë ndërkombëtare, e Kosova jo. Çdo stagnim i status-quos, Kosova dhjetë fish dëmtohet e Serbia vetëm një fish. Pra duhet që të shihet kush është humbësi më i madh në këtë rast, atëherë jemi në. Kur e ka thënë Macron është jashtëzakonisht shumë serioze dhe mund të rrezikohet, nuk po them që do të bëhet por rreziku ekziston sepse Franca është një vend i cili mund ta kthej krejt çështjen mbrapshtë. Kjo do të ishte një fiasko shumë më e madhe se sa sanksionet”, thotë Arifi.

“Ne duhet me e kuptua se deri ku shkojnë përgjegjësit tona dhe deri ku shkon fuqia jonë politike dhe ekonomike, dhe nëse këto atëherë i dimë, atëherë e dimë si të sillemi më partnerët ndërkombëtar”, tha ai.

Por ndryshe nga Arifi mendon Albinot Maloku, analist politik. Ai konsideron se thirrje të tilla nuk duhet të merren si kërcënime por implementim i zotimeve me të cilat janë pajtuar palët. 

Se Kosova nuk duhet të ndjehet e kërcënuar, Maloku përmend dakordimin e ndodhur në Bruksel e Ohër për planin franko-gjerman.

“Paralajmërimi i presidentin Macron, që pat një fjalim para ambasadoreve të akredituar në Paris ishte me qëllimin thelbësorë që t’u bëhet thirrje palëve që të jetëson pajtimin e ndodhur në Bruksel  dhe Ohër që ndërlidhet me planin franko-gjerman në një forme ose tjetër krijese franceze me partneret gjerman. Qe gjithsesi do t’i përdor metodat maksimale për të jetësuar në teren. Për këtë çështje Kosova nuk duhet të ndjehet as pak e kërcënuar për faktin që kryeministri Kurti ka shprehur vullnetin e vetë është pajtuar me planin, ka qenë i gatshëm që ta vendos edhe nënshkrim që të cilën Serbia se ka bërë”, thotë Maloku.

Maloku tha se Kosova duhet që deklaratën e Macron duhet që ta marr me seriozitet në kuptimin e përafrimit të raporteve me BE-në, pasi sipas tij, pozicioni ndërkombëtar i Kosovës aktualisht është me i keqi nga të gjitha fazat të cilat ka mundur me qenë.

“Seriozitetin  e deklaratës së presidentit Macron, Kosova duhet ta merr në maksimumin e vetë, mirëpo po them prapë obligimet për Kosovën duhet që t’i kryej sidomos për ato që ka thënë po. Është e natyrshme që dizajnuesit e planit franko-gjerman do të lobojnë për jetësimin e të njëjtit. Republika e Kosovës nuk ka problem me jetësimin e planit franko-gjerman. Ky paralajmërim nuk ndërlidhet me masat aktuale që i ka Kosova nga BE-ja si mekanizëm. Unë konsideroj që Kosova duhet t’i marr me seriozitet në kuptimin e përafrimit të raporteve për arsye se me qeverinë aktuale pozicioni ndërkombëtar i Kosovës është me i keqi nga të gjitha fazat të cilat ka mundur me qenë”, thotë ai.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar të hënën se vendi i tij do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politika të vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse ato nuk sillen me përgjegjësi.

Duke folur më 28 gusht në një fjalim vjetor para ambasadorëve francezë në Paris, Macron tha se nga Kosova dhe Serbia pritet angazhim i qartë në zgjidhjen e situatës në veri të Kosovës në mënyrë paqësore. /eo

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy