Digjet një fabrikë e mobilerisë në Shirokë të Suharekës, nuk ka të lënduar

by informim

Një fabrikë e mobilierisë është kapluar nga zjarri sot rreth orës 07:25 në Shirokë të Suharekës.

Lajmin e kanë bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook nga Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit.

banner

“Sot në ora 07:25 min është përfshi nga zjarri fabrika e mobilieve ‘Te Naseri’ në Shirok. Intervenimi shpejtë nga Zjarrfikësit. Edhe pse janë nga dy zjarrfikës në ndërrim kanë arritur të lokalizojnë dhe shpëtojnë pjesën më të madhe të fabrikës”, thuhet në postim.

Edhe nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar rastin e djegies së një fabrike të mobilierisë në Suharekë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosoëvs për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se policia ka dalë në vend ngjarje.

Po ashtu siç tha ai në vendngjarje ka dalë edhe eksperti i Komunës së Suahrekës, për çështjen e zjarreve, ku siç tha Bytyqi dyshimet e para sipas ekspertit janë “ka mundur të shpërthejë për shkak të rrymës”, raporton  telegrafi.

“Në orën 07:31 është raportuar për zjarr në një fabrikë të mobilieve. Fqinjët bashk me zjarrfikësit kanë arritur ta fikin zjarrin. Policia ka dalë në vendngjarje, gjithashtu aty ka dal edhe eksperti komunal për çështjen e zjarreve. Sipas tij dyshimet e para janë që zjarri ka mundur të shpërthejë për shkak të rrymës. Rasti është hapur si ‘incident zjarri’ dhe vazhdon në procedurë të rregullt”, ka thënë Bytyqi.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy