Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ka kërkuar ndjesë demokratëve dhe shqiptarëve, duke thënë se në vend që të luftonin për njerëzit, luftuan për karrige e zyra.
Gjatë fjalë në Kuvendin Kombëtar, Basha theksoi se “ne ju lamë në mëshirën e një qeverie që i keqtrajton demokratët, i demotivon të rinjtë, i përçmon shqiptarët, në mëshirën e një qeverie që ju abuzon përditë”.
Por shtoi se “do ishte e lehtë të hidhja fajin diku tjetër, të fajësoja këdo, por kjo do të ishte hipokrizi, do të ishte shtirje”.
“Na paska marrë malli të jemi edhe njëherë bashkë kështu të gjithë, ndonëse jo në rrethanat që do të dëshiroja të isha.
Bashkëatdhetarët tanë e kanë humbur shpresën. Ata kthyen sytë nga qeveria por nuk shohin shpresë. Unë e di që i kthyen sytë nga ne, dhe pritën të bëheshim zëri i tyre.
Por ne luftuam njëri-tjetrin në vend që të luftonim për njerezit. Për ju.
Ne luftuam për mure dhe godina, në vend që të luftonim për shtëpitë e boshatisura të shqiptarëve. Për shtëpitë tuaja.
Në luftuam për karrike dhe zyra, në vend që të luftonim për vende pune për të rinjtë dhe të rejat tona. Për mirëqenien tuaj.
Ne ju lamë në mëshirën e një qeverie që i keqtrajton demokratët, i demotivon të rinjtë, i përçmon shqiptarët. Në mëshirën e një qeverie që ju abuzon përditë.
Do ishte e lehtë të bëja atë që bëjnë të tjerët prej vitesh, të hidhja fajin diku tjetër, të fajësoja këdo. Por kjo do të ishte hipokrizi. Do të ishte shtirje.
Nuk kam ardhur sot të shtirem para demokratëve. Sot, unë ju kërkoj ndjesë të thellë demokratëve, dhe në emër të demokratëve, në emër të Partisë Demokratike i kërkoj ndjesë shqiptarëve”, tha ai.
Basha u shpreh se “koha tashme e ka treguar se ata qe hodhen balte ndaj nesh nuk i fshehin dot me duart e pista nga shpifjet me te cilat demtuan demokratet dhe PD”.
Teksa i konsideroi dy vitet e fundit tejet të vështira, kreu i PD theksoi se “rezistuam dhe nuk u bemë kurrë njësh me llumin e akuzave”.
“Arsyeja pse jemi këtu bashkë, arsyeja pse ekzistojmë si forcëpolitike është që tju shërbejmë njerëzve, jo vetes tonë! Qëllimi pse ekzistojmë është që tju ofrojmë shqiptarëve alternativë për qeverisjen e tyre, zgjidhje për problemet e tyre, rrugëdalje për hallet e tyre, vizion për të ardhmen e tyre. Dhe këto do të jenë udhërrëfyes i rrugës së re që nisim bashkë sot.
Arsyeja pse jemi këtu bashkë, arsyeja pse ekzistojmë si forcëpolitike është që tju shërbejmë njerëzve, jo vetes tonë! Qëllimi pse ekzistojmë është që tju ofrojmë shqiptarëve alternativë për qeverisjen e tyre, zgjidhje për problemet e tyre, rrugëdalje për hallet e tyre, vizion për të ardhmen e tyre.
Dhe këto do të jenë udhërrëfyes i rrugës së re që nisim bashkësot. Të nderuar delegatë,
Në këto dy vite tejet të vështira, ne rezistuam dhe nuk u beme kurre njesh me llumin e akuzave, nuk adoptuam kurre gjuhen e shpifjeve dhe lincimit publik. Shume here na e kane konsideruar këtë si dobesi. Por koha tashme e ka treguar se ata qe hodhen balte ndaj nesh nuk i fshehin dot me duart e pista nga shpifjet me te cilat demtuan demokratet dhe PD.
Ne nuk ju genjyem, nuk ju premtuam as përmbysje imagjinaredhe as revolucione qe nuk ndodhen kurre. Ne jemi tevetedijshem per gjendjen ne te cilen ndodhet PD pas akteve tepapergjegjshme te ish liderit të saj. Këtë të vertete nuk e fshehin dot as kullat qe kane ne themel korrupsionin dhe balten e hedhurndaj nesh.
Ne jemi bashke sepse besojme tek vlerat dhe parimet. Tek e verteta dhe beteja me krimin dhe korrupsionin dhe jo tek seleksionimi per te luftuar disa e per te kursyer te tjere me te cilet behen pazaret e nates”, tha Basha. (Gazeta Tema)